Nëntor 26, 2020 19:52 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron për pasojat e sanksioneve të njëanshme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

Raportuesja Speciale e OKB për Ndikimin Negativ të Sanksioneve të Njëanshme ka paralajmëruar se sanksionet e njëanshme paraqesin një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Sipas agjencisë IRNA, Alena Douhan, Raportuesja Speciale e OKB mbi Ndikimin Negativ të Sanksioneve të Njëanshme, në një takim virtual dhe jozyrtar të Këshillit të Sigurimit të Mërkurën në mbrëmje tha se sanksionet e njëanshme dëmtojnë autoritetin e OKB dhe shkaktojnë frikë për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit. Douhan gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të KB t'i kushtojë vëmendje të madhe vendosjes së sanksioneve të njëanshme dhe efekteve të tyre shkatërruese në garantimin e të drejtave më themelore të njeriut. Më parë, kjo zyrtare e OKB tha se sanksionet e njëanshme kundër vendeve duhet të hiqen ose të paktën të reduktohen në mënyrë që njerëzit të mund të kenë akses në mallrat më të domosdoshme dhe për të qëndruar të sigurt në mes të pandemisë së koronavirusit. Më herët gjatë ditës, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe dhe disa ligjvënës amerikanë bënë thirrje për heqjen e sanksioneve të njëanshme kundër vendeve të ndryshme.

 

Tags