Rusia paralajmëron për ndërhyrjet e jashtme të qeverisë së Joe Biden
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka deklaruar se presidenti i zgjedhur i Amerikës duhet të heqë dorë nga aventurat e Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore sepse ato konsiderohen kërcënim për të gjithë rajonin.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, në lidhje me ndërhyrjet e Amerikës në vendet e tjera, ka thënë: “Ndërhyrja e Amerikës dhe aleatëve të saj në Irak, Afganistan, Jemen, Siri dhe Libi nuk ka sjell kurrfarë rezultati përveç shkatërrimit të këtyre vendeve.
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka theksuar: “Është e rëndësishme që qeveria e ardhshme e Amerikës të vetëpërmbahet nga aventura të tilla”.
Ndërkohë Valentina Matviyenko, kryetarja e Këshillit të Federatës së Rusisë, gjithashtu duke vë në dukje qëndrimet armiqësore të Joe Biden dhe ekipit të tij në politikën e jashtme ndaj Rusisë, ka thënë: “Nuk shpresojmë në normalizimin e marrëdhënieve të Rusisë me qeverinë e re të Amerikës dhe nuk ekziston as kurrfarë baze për të biseduar në të ardhmen në lidhje me këtë çështjeje”.