Nëntor 28, 2020 13:34 Europe/Tirane
  • Macron shprehet i turpëruar nga dhuna raciste e policisë së Francës

Presidenti i Francës pamjet filmike të publikuar nga rrahja dhe keqtrajtimi në mënyrë të dhunshme të një burri zezak nga policia franceze në Paris, i ka quajtur turp për këtë vend.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Emmanuel Macron në reagim ndaj publikimit të pamjeve filmike të dhunës së policisë së Francës kundër një burri zezak në Paris që kanë bërë jehonë të madhe në rrjetet sociale, në faqen e tij në Facebook, ka shkruar: “Pamjet filmike të agresionit të dhunshëm kundër Michel Zekler është i papranueshëm dhe veprim i turpshëm për të gjithë qytetarët francezë”.

Presidenti i Francës ka shtuar: “Kam kërkuar nga qeveria që menjëherë të paraqesë një plan dhe propozime përkatëse për të rifituar besimin e qytetarëve ndaj forcave të policisë”.  

Dominik Super, kryetari i grupit anti-racist të Francës “SOS Racisme”, Michel Zekler e ka quajtur objektiv të sulmit racist dhe arsye të një keqtrajtimi të dhunshëm të tillë e ka vlerësuar ndjenjën e imunitetit të forcave policore të Francës përball ndëshkimeve dhe përndjekjeve ligjore.

Pas publikimit të filmit për këtë veprim të dhunshëm të policisë franceze, ministri i brendshëm i Francës ka urdhëruar pezullimin nga puna të tre oficerëve të policisë të përfshirë në këtë ngjarje të dhunshme.  

Mediat e Francës kanë raportuar se personi që u keqtrajtuar në mënyrë të dhunshme për shkak të mos vendosjes së maskës, ishte një producent i muzikës.

Kjo ngjarje ka ndodhur në rrethanat kur qeveria e presidentit franceze Emmanuel Macron ka paraqitur një projektligj i cili ndalon incizimin me kamera të forcave të policisë së Francës.

Tags