Nëntor 29, 2020 14:00 Europe/Tirane
  • Moska vazhdon gjendjen e kuqe për shkak të virusit Korona

Vazhdimi i rritjes së numrit të personave të infektuar me virusin Korona dhe vdekjeve nga ky virus, sidomos në kryeqytetin e Rusisë, është bërë shkak që autoritetet e Moskës të vazhdojnë gjendjen e kuqe të pandemisë Korona në Moskë dhe në disa rajone të tjera.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se shtabi operativ kundër virusit Korona në Rusi ka deklaruar: “Për shkak të vazhdimit të gjendjes kritike të infektimit dhe vdekjeve për shkak të virusit Korona, gjendja e kuqe e pandemisë Korona është vazhduar në Moskë dhe në disa rajone të tjera të Rusisë dhe masat kufizuese të shpallura, po zbatohen në mënyrë të prerë”.

Ministria e Brendshme të Rusisë më parë ka deklaruar se që nga fillimi i përhapjes së virusit Korona, policia ka gjobitur mbi 1.1 milion persona për shkak të shkeljes së masave kufizuese të vendosur në zbatim me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Korona”.

 

Tags