Nëntor 30, 2020 13:07 Europe/Tirane
  • Rriten tensionet mes Kinës dhe Australisë për publikimin e pamjeve filmike të ushtarëve australianë në Afganistan

Pas zënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës publikoi pamje filmike të një ushtari australian i cili i kishte vendosur thikën në fyt një fëmije në Afganistan, kryeministri i Australisë është irrituar shumë dhe ka kërkuar nga Pekini që të kërkojë falje për këtë veprim.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Scott Morrison, kryeministri i Australisë, sot ka kërkuar nga qeveria e Kinës që të kërkojë falje për atë që ai e quajti “publikim të një fotografie false” për veprimet e forcave ushtarake australiane në Afganistan.

Zhao Lixhian, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, në shpjegimin e kësaj fotografie në fillim kishte shkruar në mënyrë cinike: “Mos u frikësoni! Ne kemi ardhur që t’ua sjellim paqen juve!”, pastaj duke vë në dukje një raport që u publikua së fundi për krimet e forcave ushtarake të Australisë në Afganistan, ka thënë: “Ne jemi tronditur nga vrasja e civilëve dhe të burgosurve afganë nga ushtarët australianë dhe kërkojnë gjykimin dhe dënimin e tyre”.

Disa orë pas publikimit të këtij mesazhi në rrjetin social Twitter, Scott Morrison, kryeministri i Australisë, ka kërkuar heqjen e këtij mesazhi nga faqja llogaria e Ministrisë së Jashtme të Kinës në Twitter.

Pas publikimit të pamjeve në lidhje me krimet e ushtarëve australianë në Afganistan, Anges Kambell, shefi i forcave mbrojtëse të Australisë, në një konferencë për shtyp, pasi ka konfirmuar të dhënat e këtij raporti, deklaroi: “Në mënyrë të sinqertë kërkoj falje nga populli i Afganistanit për shkak të veprimeve të cilat janë zbuluar në raport”.

Tags