Dhjetor 02, 2020 19:20 Europe/Tirane
  • Një raketë supersonike; projekti i ri Australi-SHBA për t'u përballur me Kinën

Sekretarja Australiane e Mbrojtjes ka njoftuar planet për të prodhuar raketa supersonike në projekte të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara për tu përballur me Kinën.

Ministrja Australiane e Mbrojtjes Linda Reynolds e quajti projektin e përbashkët me Shtetet e Bashkuara një "potencial të ndryshimit të lojës", por nuk përmendi koston e zhvillimit të raketës dhe kur ajo do të ishte operacionale, njoftoi Agjencia e Lajmeve Fars, duke cituar revistën Defense News. Kina dhe Rusia po zhvillojnë gjithashtu raketa supersonike. Këto raketa janë pesë herë më të shpejta se shpejtësia e zërit, dhe për shkak të shpejtësisë dhe manovrimit të tyre, ato janë të vështira për tu përgjuar dhe shkatërruar. Raporti vë në dukje se bashkëpunimi i Australisë me Shtetet e Bashkuara në ndërtimin e një rakete supersonike do të rrisë tensionet me Kinën, pasi raportet mes Kinës dhe Australisë kanë qenë të tensionuara ditët e fundit.

 

Tags