Dhjetor 02, 2020 19:24 Europe/Tirane
  • Biden foli përsëri për kthimin në marrëveshjen bërthamore

Presidenti i zgjedhur i SHBA përsëriti angazhimin e tij për të ndryshuar politikat e Shtëpisë së Bardhë dhe për t'u kthyer në marrëveshjen bërthamore të Iranit, por tha se kjo ishte një detyrë e vështirë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden në një intervistë me gazetarin e "New York Times" Thomas Friedman, foli në lidhje me artikullin që më 13 shtator u publikua në faqen e internetit të CNN në lidhje me kthimin e SHBA në marrëveshjen bërthamore të Iranit. Biden pohoi në artikull se nëse Irani u rikthehej detyrimeve të tij, Shtetet e Bashkuara do të bashkoheshin përsëri me marrëveshjen dhe do të hiqnin sanksionet kundër Iranit. Sidoqoftë, Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka deklaruar se nëse Shtetet e Bashkuara kthehen në marrëveshjen bërthamore dhe palët e tjera në këtë marrëveshje ndërkombëtare i përmbushin detyrimet e tyre, hapat e ndërmarra nga Teherani për të reduktuar detyrimet e tij do të kthehen shpejt. Pikëpamja e Biden dhe ekipit të tij të sigurisë kombëtare është që posa marrëveshja bërthamore të zbatohet nga Teherani dhe Uashingtoni, duhet të ketë një raund shumë të shkurtër bisedimesh për të zgjatur kufizimet në prodhimin e materialit bërthamor në Iran dhe për rishikimin e aktiviteteve rajonale të Teheranit. Presidenti i SHBA Donald Trump duke shkelur rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB, në maj 2018  u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe vendosi sanksione të ashpra ndaj Iranit.

 

Tags