Dhjetor 03, 2020 19:58 Europe/Tirane
  • Trump nuk tërhiqet

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një material 46 minutësh, duke përsëritur pretendimet e tij të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve të muajit të shkuar.

Ai e quajti fjalimin ndoshta “më të rëndësishmin që ka bërë ndonjëherë”, ndërsa sugjeroi se Gjykata Supreme duhet “të bëjë atë që është më e mira për Amerikën dhe të përmbysë rezultatin. Presidenti 74-vjeçar ka vënë sërish në pikëpyetje rezultatet që kanë treguar se Biden ka fituar një rekord prej 81 milionë votash në zgjedhje, apo 7 milionë më shumë sesa vetë Trump. Sidoqoftë, ai ka folur sërish për manipulim ndonëse anëtarë të administratës së tij, përfshirë edhe prokurorin e përgjithshëm Uilliam Barr, që konsiderohet aleat i ngushtë i Trump, kanë përsëritur se nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve. Pavarësisht etiketimit të facebook dhe Twitter të videos së presidentit, me qindra mbështetës të tij e kanë pëlqyer atë.  Biden vijon ndërkohë të punojë për administratën e tij me të cilën do të instalohet në shtëpinë e bardhë pas inaugurimit më 20 janar.

 

Tags