Janar 14, 2021 08:08 Europe/Tirane
  • Franca mbylli një vendkalim kufitar me Spanjën nga frika e sulmeve terroriste

Franca mbylli një nga pikat kufitare të saj me Spanjën nga frika e sulmeve të mundshme terroriste.

Sipas bazës së rregullave për vizat Shengen, Franca e ka ndërmarrë këtë hap si pjesë e përpjekjeve të saj për të forcuar kontrollet kufitare në zonën Shengen, për të parandaluar emigracionin e paligjshëm dhe sulmet terroriste. Macron i bëri thirrje gjithashtu BE të rishikojë lëvizjen e lirë të njerëzve midis vendeve të BE dhe theksoi se ligji i BE-së për zonën Shengen duhet të ndryshohet. Presidenti francez kufizoi kalimin kufitar France-Spanjë më 5 nëntor duke thënë se "Sulmet e fundit po e detyrojnë Evropën të rrisë luftën e saj kundër terrorizmit". Aktet terroriste kryhen nga njerëz që përdorin fluksin e emigracionit. Disa ditë pasi qeveria franceze njoftoi pozicionin e saj në kufijtë e BE, kancelaria gjermane Angela Merkel gjithashtu mbështeti propozimin e Macron për të reformuar kufijtë e Shengenit.

Tags