Janar 15, 2021 19:51 Europe/Tirane
  • Erdogan tradhtohet nga boshti SHBA-BM

Turqia u privua nga pjesët për prodhimin e dronit Bayraktar dhe u hoq nga projekti i avionit F-35, përkatësisht nga aleatët e saj britanikë dhe amerikanë.

Vendimi i Britanisë së Madhe për të vendosur sanksione ndaj Turqisë duke anuluar eksportin e pjesëve të dronëve në këtë vend, si dhe dëbimin e Turqisë nga programi i përbashkët i prodhimit të avionit F-35 nga Uashingtoni, konsiderohen si goditje të papritura nga SHBA-Britania kundër industrisë së mbrojtjes të një vendi aleat dhe anëtar të NATO-s, thekson agjencia iraniane e lajmeve Tasnim News në një raport të Premten (15 Janar). Në përputhje me ritualin e vendeve evropiane gjatë dekadave të fundit, britanikët kanë paraqitur justifikimin eufemist për të drejtat e njeriut për të mos eksportuar pjesë të dronëve në Turqi, duke e akuzuar këtë të fundit për përdorim të paturpshëm dhe të rrezikshëm të dronëve kundër civilëve gjatë luftës së Karabakut. Zyrtarët turq të industrisë së mbrojtjes kanë thënë se lëvizja britanike nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në fatin e dronit Bayraktar TB2 dhe se ekspertët turq mund të anashkalojnë lehtësisht embargon. Ata gjithashtu njoftuan se kanë arritur 93% të vetë-mjaftueshmërisë në prodhimin e këtij droni. Por, meqenëse nuk është e mundur të shqyrtohet në detaje çështja e sigurisë së mbrojtjes, vetë-mjaftueshmëria prej 93% është arsye për dyshim. Sidoqoftë, nëse kjo deklaratë supozohet të jetë e vërtetë, nuk është e qartë nëse 7% e mbetur nga prodhimi i këtij droni i përket përbërësve të ndjeshëm të kësaj arme strategjike. Ekspertët nga kompania Bayraktar TB2 dhe zyrtarët turq të mbrojtjes më tej i quajtën të parëndësishme sanksionet britanike. Sidoqoftë, kontakti i papritur i Ministrit turk të Mbrojtjes, Gjeneral Hulusi Akar me homologun e tij britanik, Ben Wallace, për të diskutuar furnizimin e pjesëve të nevojshme provon të kundërtën. Të thuhet e vërteta, problemi aktual për industrinë e mbrojtjes, veçanërisht Forcën Ajrore Turke, nuk është vetëm vështirësia për të siguruar disa pjesë të sofistikuara të dronit Bayraktar. Kujtojmë se me urdhër të Presidentit Donald Trump, në vitin 2020 Turqia u përjashtua nga programi i përbashkët i avionit luftarak F-35 për shkak të vendimit të Ankarasë për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore ruse S-400. Shtetet e Bashkuara madje shkuan më tej dhe, më keq, dëbuan pilotët turq të cilët po stërviteshin në instalimet ushtarake në Arizona, ndërsa njoftuan se 48 avionët F-35 nuk do të shiten në Turqi siç ishte planifikuar. Vendimi i amerikanëve erdhi në një kohë kur qindra inxhinierë dhe ekspertë të mbrojtjes turke ishin të përfshirë në prodhimin dhe furnizimin e më shumë se 500 pjesëve të vogla dhe të mëdha të avionit F-35. Megjithëse prodhimi i disa versioneve të dy gjeneratave të dronëve të armatosur dhe të paarmatosur në Turqi ka ndryshuar shumë ekuacione të mbrojtjes dhe sigurisë në favor të Turqisë, pozicioni i marrë nga Londra ka treguar se aleatët perëndimorë janë të pakënaqur nga përparimi i Turqisë në këtë fushë dhe mund të shpikin justifikime të ndryshme për ta penguar atë.

 

Tags