Janar 16, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • Kush hyn në Britani do qëndrojë i mbyllur për 10 ditë

Qeveria e Boris Johnson ka  vendosur se çdo pasagjer i huaj që do hyjë në Britani, nga e hëna në mëngjes do të lejohet të hyjë vetëm nëse do paraqes nga vendi ku udhëton drejt Britanisë një tampon negativ për Covidin të bërë brenda 72 orëve përpara udhëtimit, përndryshe nuk do lejohet të udhëtoje.

Nga orët e para të së hënës, 18 janar, të gjithë udhëtarët që do mbërrijnë në Britani nga ajri, toka ose deti, dhe nga të gjitha vendet e botës, do duhet të dëshmojnë se kanë tampon negative 72 orë përpara nisjes së udhëtimit.Po ashtu ata do duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe do mund të dalin nga karantina vetëm pas pesë ditësh, nëse një tjetër tampon rezulton negativë. Këto masa merren për të parandaluar hyrjen në Britani të çdo variant apo mutacioni të ri të koroanvirusit.  Nga e hëna të gjithë ato që më parë quheshin korridore ajrore me Britaninë do të mbyllen. Britania ka mbyllur fluturimet me të gjitha vendet e Amerikës Latine dhe Portugalinë. Kur e gjithë Britania ndodhet ne Lokdown-in e dytë kombëtar dhe kur nivelet e infektimit janë të larta vetëm udhëtimet esenciale janë të lejuar. Rregullat e reja do të jenë në fuqi për të paktën deri në datën 15 shkurt kur qeveria britanike do rishqyrtoj situatën dhe do të vendos për hapat e mëtejshme.

 

Tags