Gjendje kritike me shpërthimin e zjarreve të gjera në Rio De Janeiro të Brazilit
Autoritetet shtetërore të Brazilit kanë deklaruar se një zjarr i gjerë ka shpërthyer në Rio De Janeiro dhe ka krijuar një situatë të krizës në këtë qytet.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se autoritetet shtetërore të Brazilit kanë deklaruar se zjarri i gjerë që ka shpërthyer në rajonin “Paola” në qytetin Rio De Janeiro ka shkaktuar dëme shumë të mëdha për banorët e këtij qyteti.
Në bazë të këtij burimi, deri më tani si pasojë e këtij zjarri janë shkatërruar 250 kasolle dhe shtëpi të vogla dhe të gjitha familjet që banonin në këto shtëpi e kasolle janë evakuuar nga vendbanimet e tyre në qytetin Rio De Janeiro.
Deri më tani nuk është raportuar për viktimat e mundshme dhe gjithashtu akoma nuk dihet shkaku i këtij zjarri.
Zjarret e gjera që po ndodhin në malet e Amazonës dhe veprimi i dobët i Qeverisë së Brazilit në përballje me këto zjarre, ka ngjallur kritika të gjera botërore.