Janar 17, 2021 19:54 Europe/Tirane
  • 13 izraelitë paralizohen pasi morën vaksinën anti-Corona

Ministria Izraelite e Shëndetësisë njoftoi se 13 izraelitë që morën vaksinën anti-Corona kishin pësuar paralizim të fytyrës.

Sipas Qendrës Palestineze të Informacionit, Ministria Izraelite e Shëndetësisë theksoi të Dielën se më shumë raste të ngjashme janë hasur midis personave që kanë marrë vaksinën anti-Corona. Në lidhje me këtë, zyrtarët izraelitë kanë thënë se pas eliminimit të këtij komplikacioni, vaksina e dytë do t'u injektohet këtyre njerëzve. Në një intervistë për gazetën në Yedioth Ahronoth, një nga pacientët e vaksinuar tha se ishte paralizuar për 28 orë, por që atëherë kishte ndjerë më pak dhimbje. Regjimi Sionist ka blerë më shumë se 24 milion kopje të vaksinës anti-Corona dhe planifikon të vaksinojë shumicën e banorëve të territoreve të okupuara deri në pranverën e ardhshme. Sipas statistikave zyrtare, 535,049 izraelitë janë infektuar me virusin Corona deri më tani, dhe 3,910 njerëz kanë vdekur nga sëmundja.

 

Tags