Janar 18, 2021 15:23 Europe/Tirane
  • Luftanijet e Koresë Jugore tërhiqen nga Ngushtica e Hormuzit

Korja Jugore me qëllim që të krijojë kushte të përshtatshme për dialog dhe lirimin e anijes së këtij vendi të ndalur nga ana e Iranit, ka larguar luftanijet e saj nga Gjiri Persik.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Koreja Jugore duke larguar grupin e luftanijeve të saj nga ujërat e Gjirit Persik, shpreson se do të krijojë kushtet e përshtatshme për lirimin e anijes transportuese të naftës së këtij vendi që është ndaluar nga ana e Iranit.

Ky grup i luftanijeve të Koresë Jugore vepronte në afërsi të Ngushticës së Hormuzit për të treguar veprimin pozitiv para bisedimeve me Iranin për lirimin e anijes së ndalur nga Iranit, është larguar më larg. Ky veprim është bërë njëkohësisht me hyrjen e një delegacioni të Koresë Jugore në Iran.

Vlen të theksohet se javën e kaluar anija transportuese e naftës me emrin “Hankuk Chemi” e Koresë së Jugut që ishte nisur nga porti “Jubail” i Arabisë Saudite dhe ishte duke kaluar nëpër Gjirin Persik, është ndaluar nga autoritet e Iranit për shkak të shkeljes së vazhdueshme të ligjeve dhe rregullave ambientaliste detare.

Kjo anije transportonte 7.200 tonelata lëndë kimikale naftore.

Tags