Janar 18, 2021 15:51 Europe/Tirane
  • Inaugurimi i Biden, shqetësimet e sigurisë përfshinë edhe burgjet e Amerikës

Autoritetet amerikane kanë njoftuar për marrjen e masave të ashpra të sigurisë në të gjithë burgjet federale të vendit nga frika e dhunës dhe rebelimit në prag të ceremonisë për inaugurimit të Joe Biden.

Kanali televiziv CNN ka njoftuar Shin Fousi, kryetari i këshillit të burgjeve lokale në Amerikë, në lidhje me këtë çështjeje, ka deklaruar se ai mbështet planin e masave të ashpra të sigurisë dhe zbatimin e kufizimeve më të mëdha në burgjet e Amerikës.

Shtimi i masave të sigurisë nga ana e autoriteteve federale, të shteteve dhe organeve zbatuese të ligjit para organizimit të ceremonisë për inaugurimit të presidentit të ri amerikan Joe Biden është raportuar në kohën kur më parë këto shqetësime janë paraqitur edhe në lidhje me rebelimin dhe dhunën që mund të ndodhë në burgjet e Amerikës pas sulmit të fundit kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës.

Gjendja e gatishmërisë së masave të sigurisë në të gjithë SHBA-të është rritur pas sulmit të dhunshëm të 6 janarit kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës në Uashington DC që u krye nga përkrahësit e Trump.

Tags