Janar 18, 2021 16:11 Europe/Tirane
  • Gazeta “Le Mound” zbulon skandalin e lecensimit të shpejtë të vaksinës “Pfizer” në Evropë

Gazeta franceze “Le Mound” ka publikuar një raport në të cilin ka zbuluar se Agjencia e Medikamenteve të BE-së ka qenë nën presion të madh për ta licensuar urgjentisht vaksinës amerikane-evropiane “Pfizer-Biontech” kundër virusit Korona.

Gazeta franceze në këtë raport ka zbuluar se dokumentet përkatëse me vaksinën kundër virusit Korona të cilat në dhjetor të vitit 2020 u vodhën si rezultat i një sulmi kipernetik ndaj Agjencisë Farmaceutike të BE-së në Amsterdam, tregojnë se kjo agjenci pavarësisht shqetësimeve që kishte, ka qenë nën presion të madh për ta licensuar në mënyrë urgjente vaksinën e “Pfizer-Biontech” kundër virusit Korona.

Agjencia Farmaceutike e Bashkimit Evropian ditën e premte pretendoi se dokumentet që janë vjedhur gjatë sulmit kibernetik, janë ndryshuar para se të publikohen.

Në këtë raport thuhet sipas këtyre dokumenteve, “shtetet evropiane duhet të pranojnë vaksinën njëkohësisht dhe i jepen rekomandime Agjencisë Farmaceutike të BE-së të ushtrojë presion mbi vendet e tjera për t’i lecensuar proceset e mbikëqyrjes kombëtare me qellim që të parandalohet sa më shumë vonesa e licensimit të kësaj vaksine”.

Në këtë raport thuhet se shqetësimet janë marrë më pak seriozisht nga ana e Organizatës së Ushqimit dhe Medikamenteve të Amerikës dhe nga mbikëqyrësit kanadezë dhe britanikë.

Ky raport është publikuar në kohën kur po shtohen për çdo ditë rastet e vdekjes së personave që po marrin vaksinën e kompanisë Pfizer në Evropë dhe Amerikë.

Tags