Janar 19, 2021 19:53 Europe/Tirane
  • Azerbajxhani pohon se humbi 2,855 trupa në luftën e Nagorni-Karabakut

Azerbajxhani njoftoi se humbi më shumë se 2,800 trupa gjatë luftës 44-ditore me Armeninë fqinje për rajonin e shkëputur të Nagorni-Karabakut.

Në një deklaratë të lëshuar të Martën, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se ushtria kishte humbur të paktën 2,855 ushtarë gjatë luftës me Armeninë. Kjo Ministri azhurnoi numrin e të vdekurve nga lufta pasi mësoi për disa funerale dhe identitetet e ushtarëve të vdekur. Ministria shtoi se të paktën 50 ushtarë azerbajxhanas gjithashtu ishin ende të zhdukur. Baku më parë kishte publikuar një numër pak më të ulët të vdekjeve nga lufta. Armenia ka njoftuar se 2,317 trupa të saj u vranë gjatë luftës, e cila vrau gjithashtu më shumë se 90 civilë azerbajxhanas dhe 50 armenë. Konflikti shpërtheu në 27 shtator të vitit të kaluar dhe përfundoi në 10 nëntor me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia. Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, Armenia i ktheu territoret që kishte pushtuar për dekada në kontrollin e Azerbajxhanit.

 

Tags