Janar 20, 2021 15:13 Europe/Tirane
  • Biden vendos të zbulojë dokumentet sekrete për vrasjen e Jamal Khashoggi

Sipas kandidatit të propozuar të Biden për postin e shefit të Drejtorisë së Inteligjencës Kombëtare të Amerikës, qeveria amerikane në të ardhmen do të zbulojë dokumentet përkatëse me vrasjen e gazetarit kritik të regjimit Al Saud dhe do t’i heqë ato nga gjendja e klasifikimit sekret.  

Nga pikëpamja e gazetës angleze “The Guardian”, deklaratat e Avril Haines në lidhje me vendimin e Joe Biden, presidentit të zgjedhur të Amerikës, për nxjerrjen e raporteve sekrete përkatëse me vrasjen e Jamal Khashoggi do të thotë se Amerika synon që në mënyrë zyrtare Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite, të caktojë fajtor për vrasjen e Jamal Khashoggi.

Avril Haines dje (të martën) është prezantuar në Senat si kandidat për marrjen e postit të shefit të drejtorisë së inteligjencës kombëtare të Amerikës dhe për të marrë votëbesimin e anëtarëve të Senatit.

Ron Wyden, senatori i shtetit Uragan, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje të Senatit, ka theksuar: “Në rast të konfirmimit të reformave të Avril Haines në Kongres, ai si shefi i drejtorisë së inteligjencës kombëtare të Amerikës, shumë shpejtë mund t’i japë fund fshehjes së paligjshme të qeverisë së Trump dhe të publikojë raportet sekrete përkatëse me përgjegjësit e vrasjes së Jamal Khashoggi.

Agnes Callamard, raportuesja speciale e OKB, është shprehur optimiste në lidhje me deklaratat e Avril Haines për publikimin e detajeve të kësaj ngjarje duke përfshirë edhe vendin e mbetjeve të trupit të Jamal Khashoggi.

Jamal Khashoggi më 2 tetor të vitit 2018, kishte hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë dhe në mënyrë tragjike dhe çnjerëzore është vrarë at.

Tags