Janar 20, 2021 19:53 Europe/Tirane
  • Trump u largua dhe dëshira për një sulm ndaj Iranit mbeti në zemrat e Bin-Salmanit dhe Netanjahut!

Jeta e administratës së Donald Trump ka marrë fund, ndërsa dëshira për të sulmuar Iranin do të mbetet përgjithmonë në zemrën e tij.

Qeveria më e çmendur, më e pamëshirshme, më raciste dhe më ekstremiste e SHBA ka ikur pa arritur as qëllimet më të vogla të "Benjamin Netanjahut" dhe "Mohammed bin Salman" - për ta gjunjëzuar Iranin. Këta dy të çmendur dhe të dështuar për të kufizuar fuqinë e Iranit i kishin sytë te Trump. Shtetet e Bashkuara, para administratës Trump, nuk kishin parë një shtet më sionist. Administrata Trump ka qenë shumë e përkushtuar për t'iu bindur urdhrave të sionizmit global, duke përfshirë ashpërsimin e sanksioneve kundër Iranit, por kurrë nuk ka qenë në gjendje të nisë një luftë kundër Iranit, pavarësisht kërkesave të sionistëve. Nëse terroristi Netanjahu do të kishte guximin të sulmonte Iranin, ai mund ta kishte bërë atë gjatë administratës Trump. Por edhe Trumpi i çmendur e di më mirë se Netanjahu se nëse "Izraeli" sulmon Iranin, asnjë gjurmë e tij nuk do të mbetet në tokë. Nëse ky është rasti me fuqinë më të madhe ushtarake në botë përballë Iranit, atëherë mund të imagjinohet gjendja aktuale të fqinjëve të tij arabë, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin. Pas largimit të Trump, Bin Salman dhe liderë të tjerë të vendeve fqinje të Iranit do të kuptojnë se sa gabim dhe budallallëk ishte të boshatisnin thesarin për të çmendurit si Trump, i cili shkoi pa i realizuar ëndrrat e tyre për Iranin. Deri vetëm disa ditë më parë, Bin-Salman dhe Bin-Zajed vazhduan të shpresojnë në marrëzinë e Trump, duke besuar se ai më në fund do të sulmonte Iranin në ditët e fundit të administratës së tij. Mediat Saudite dhe Emiratase kanë festuar mbërritjen e transportuesve të avionëve amerikanë në rajon ose fluturimin e avionëve luftarakë B-52 mbi rajon, por Trump është i vetëdijshëm për pasojat e sulmit ndaj Iranit. Bin-Salman dhe Ben-Zajed duhet të mësojnë nga fati i Trump dhe në marrëdhëniet me administratën e Biden të mos përsërisin gabimet e tyre të së kaluarës dhe të mos i hapin thesarin, hapësirën ajrore, ujin dhe tokën e vendit të tyre.

 

Tags