Janar 21, 2021 14:45 Europe/Tirane
  • Gjermania optimiste për kthimin e Amerikës në marrëveshjen bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke mos përmendur fare moszbatimin e zotimeve nga Trojka Evropian në marrëveshjen bërthamore dhe as sabotimet e Shtëpisë së Bardhë, u shpreh optimist për kthimin e qeverisë së re të Amerikës në marrëveshjen bërthamore.

Heiko Maas, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë në një intervistë me kanalin televiziv SWR2 Aktuel, është shprehur optimist për kthimin e qeverisë së Joe Biden, presidentit të ri të Amerikës, në marrëveshjen bërthamore.

Heiko Maas vuri në dukje interesimin e Joe Biden për kthimin e Amerikës në traktatet ndërkombëtare dhe shtoi: “Ne shpresojmë se marrëdhëniet e Evropës dhe Amerikës do të ndryshojnë në të dobi të të gjitha palëve”.

Joe Biden më parë ka premtuar se përkundër veprimeve të ish-presidentit Donald Trump, do ta kthejë Amerikën në traktatet ndërkombëtare.

Megjithatë Joe Biden deri më tani nuk ka deklaruar në mënyrë të qartë politikën e tij ndaj marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 mes shteteve të Grupit 5+1 dhe Iranit.

Tags