Janar 21, 2021 19:54 Europe/Tirane
  • Bota ka mbi 25 milionë raste aktive me coronavirus

Aktualisht ka 25,359,612 raste aktive me coronavirus në botë dhe gjithsej 97,325,443 persona deri më tani janë infektuar, sipas portalit statistikor worldometer.

Kjo do të thotë se 71,965,831 nuk janë më raste aktive, gjegjësisht 69,882,007 njerëz u shëruan ndërsa 2,083,754 njerëz vdiqën. Midis rasteve aktive, 99.6 për qind kanë simptoma të lehta ose të moderuara, dmth pacientët nuk e kanë të rrezikuar jetën. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar që të dhënat për numrin e njerëzve që janë shëruar janë të pasakta sepse jo të gjitha vendet dërgojnë lista të përditësuara. Shumica e rasteve në total u regjistruan në Shtetet e Bashkuara, të ndjekura nga India, Brazili, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

 

Tags