Janar 22, 2021 16:05 Europe/Tirane
  • Dënime me burg për shkeljen e masave kundër virusit Korona në Japoni

Japonia ka paraparë dënime me burg për personat që shkelin masat e vendosur kundër përhapjes së virusit Korona.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Qeveria e Japonisë ka miratuar dy projektligje të reja për të forcuar zbatimin e masave kufizuese për t’u përballur me përhapjen e virusit Korona.

Këto projektligje nëse miratohen, do t’i japin kompetencë Qeverisë që t’i dënojë me burg ata të cilët shkelin rregullat kufizuese kundër përhapjes së virusit korona. Qeveria e Japonisë ka kërkuar nga qytetarët që të kufizojnë daljen e tyre nga shtëpia dhe restorantet dhe kafiteritë të mbyllën sa më herët.

Masat e ndërmarra nga kryeministri i Qeverisë së Japonisë për t’u përballur me krizën shëndetësore konsiderohet të pamjaftueshme dhe ai po përballet me kritika të gjera në këtë drejtim. Mirëpo në ligjin e ri të qeverisë së tij është kërkuar nga Parlamenti që sa më shpejtë t’i vendosë në diskutim këto masa ndërsa për personat e infektuar me virusin Korona të cilët nuk pranojnë të shtrohen në spital është paraparë edhe dënimi me burg deri në një vit. Gjithashtu për restorantet dhe kafiteritë që nuk mbyllën deri në orën 20:00 është paraparë një gjobë rreth 4000 euro.

Tags