Janar 25, 2021 14:28 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Francës: Politika e Trum për presion maksimal ndaj Iranit ka dhënë rezultat të kundërt

Ministri i punëve të jashtme të Francës në një intervistë për media, ka deklaruar se politika e ish-qeverisë amerikane për presion maksimal kundër Iranit, ka dhënë rezultat të kundërt.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Jean Yvel Le Drian, ministri i punëve të jashtme të Francës, në një program televiziv me titull “Pyetjet politike” të kanalit televiziv “France Enter”, ka analizuar politikat i ish-qeverisë amerikane me në kryer Donald Trumo për ushtrimin e presionit maksimal kundër Iranit të cilat nuk i ka quajtur të suksesshme.

Ministri i punëve të jashtme të Francës ka paraqitur dileme serioze në lidhje me efektin e sanksioneve të ish-qeverisë amerikane mbi objektivat atomike të Iranit dhe pretendoi: “Është një pozitë shumë e rrezikshme. Qasja e Iranit në armë bërthamore ka pasoja të mëdha gjeostrategjike. Tani ne ndodhemi në një pozitë të kundërt me atë çfarë kemi dëshiruar të jemi. Trump dëshironte që me presionin maksimal të pengonte qasjen e Iranit në armët bërthamore, por realiteti është ky që Republika Islamike nuk është shumë larg realizimit të qëllimeve të saj. Prandaj, duhet të gjejmë një rrugë për t’u kthyer në marrëveshjen e Vjenës (marrëveshjen bërthamore të vitit 2015)”,- ka theksuar ndër të tjera Le Drian.

Tags