Janar 26, 2021 09:56 Europe/Tirane
  • Kryeministri italian jep dorëheqjen në një hap

Pas përshkallëzimit të krizës politike në Itali, Kryeministri Giuseppe Conte do të njoftojë zyrtarisht dorëheqjen e tij sot (e martë).

Sipas Sputnik, pas përshkallëzimit të krizës politike në këtë vend, Kryeministri italian Giuseppe Conte synon të njoftojë dorëheqjen e tij këtë mëngjes gjatë një takimi të kabinetit dhe më pas të shkojë tek Presidenti Sergio Matarella për të paraqitur dorëheqjen e tij. Conte shpreson të kandidojë për një mandat të tretë në qeveri dhe të fitojë një koalicion me një shumicë të fortë në parlament. Administrata e Conte ka hasur në trazira politike dy javë më parë pas largimit të ish-Kryeministrit të Italisë Matteo Renzi nga koalicioni qeverisës. Megjithëse Conte i mbijetoi votë-besimit të javës së kaluar në parlament, ai nuk arriti të fitonte një shumicë të madhe në Senat. Kjo do të thotë se ai do të ketë vështirësi në kalimin e ndonjë axhende politike nëse nuk mund të marrë mbështetjen e më shumë senatorëve.

Tags