Janar 26, 2021 18:39 Europe/Tirane
  • Mungojnë 20 milionë doza vaksina nga koha e Trumpit

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se 41.1 milionë doza të vaksinave kundër Covid-19 janë dërguar në disa shtete amerikane që nga muaji i kaluar, por vetëm 22.7 milion amerikanë kanë marrë një dozë.

Miliona doza të vaksinave të coronavirusit duket se mungojnë pasi u dërguan në disa shtete të SHBA-së nga administrata e Donald Trump. Sipas Daily Beast dhe burimeve brenda administratës së Bidenit, mund të ketë pothuajse 20 milionë doza që mungojnë pasi ato u dërguan në shtete të ndryshme. Dr. Craig Spencer, një mjek i urgjencës në Spitalin Presbyterian të New Yorkut, shtoi se duket se kishte “joefikasitet të jashtëzakonshëm” me shpërndarjen e vaksinave në Shtetet e Bashkuara, me disa shtete madje që raportuan mungesa. “Ajo që po shohim tani është joefikasitet i jashtëzakonshëm. Ju keni qytete që anulojnë takimet e vaksinimit ndërsa të dhënat thonë se ata ende nuk kanë administruar një pjesë të madhe të vaksinës që u është dërguar atyre”, tha mjeku. Ndersa Drejtoresha e Qendrave amerikane për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky, ka paralajmëruar autoritetet federale që nuk e dinë se sa vaksina kundër COVID-19 i kanë në dispozicion SHBA-të, që komplikon planin e ri të presidentit Joe Biden – që synon të vaksinojë 100 milionë qytetarë gjatë 100 ditëve të mandatit të tij.

 

Tags