Janar 27, 2021 08:57 Europe/Tirane
  • Sekretari i Mbrojtjes i SH.B.A. kërkon të rishikojë zvogëlimin e numrit të trupave amerikane në Irak dhe Afganistan

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin ka në plan të shqyrtojë zvogëlimin e trupave amerikane në Irak dhe Afganistan.

"Çdo vendim mbi numrin e trupave amerikane në Irak dhe Afganistan do të merret në konsultim me qeveritë e të dy vendeve," tha John Kirby, një zëdhënës i Pentagonit për Wall Street Journal.  Departamenti i Mbrojtjes i SHBA njoftoi më 15 janar se numri i trupave amerikane në Irak dhe në Afganistan ishte zvogëluar në 2,500.  Ndërkohë, shumë njerëz dhe grupe irakiane duan tërheqjen e forcave terroriste amerikane nga Iraku dhe parlamenti irakian ka miratuar një plan për tërheqjen e këtyre forcave.  Pas vrasjes frikacake të gjeneralmajor haxhi Kasem Sulejmani, komandant i Forcës Kods të IRGC dhe Abu Mahdi al-Mohandes, nënkryetari i Organizatës Popullore të Mobilizimit Irakian, nga qeveria terroriste amerikane pranë aeroportit të Bagdadit, anëtarë të parlamentit irakian më 5 Janar miratuan dëbimin e forcave amerikane nga territori i Irakut.  Mërtirët gjeneral Sulejmani, al-Mohandes dhe tetë shokët e tij u vranë të premten në mëngjes, 3 janar 2020 në një sulm ajror nga agresorët dhe forcat terroriste amerikane pranë kryeqytetit irakian, Bagdad.  Gjeneral Sulejmani kishte udhëtuar në Irak me ftesë të qeverisë irakiane.  Shumë vende, organizata dhe grupe e kanë dënuar këtë akt terrorist të Shteteve të Bashkuara.  Njerëzit dhe zyrtarët e Afganistanit gjithashtu në mënyrë të përsëritur kanë bërë thirrje për tërheqjen e trupave të huaja të drejtuara nga SH.B.A. nga vendi i tyre.  Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj pushtuan Afganistanin në vitin 2001 me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe ofrimit të sigurisë në Afganistan, por që nga ajo kohë, pasiguria, terrorizmi dhe prodhimi i drogës në Afganistan janë rritur ndjeshëm.

Tags