Janar 27, 2021 08:57 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe: Palestina është lënë pas dore qëllimisht

Duke kritikuar qasjen e pabalancuar ndaj çështjes Palestineze, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe tha se Palestina ishte lënë pas dore me qëllim.

Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të martën mbi situatën në Azinë Perëndimore, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe Ahmed Abul Gheit tha se populli palestinez ka hasur në presion të paparë gjatë katër viteve në detyrë të qeverisë së Donald Trump. Amerika e Re duhej të korrigjojë këtë trend.  Ahmed Abul Gheit shtoi: "Ne i bëjmë thirrje administratës së re të SH.B.A.-së të reformojë politikat e saj për çështjen palestineze dhe t'i japë popullit palestinez shpresë se bashkësia ndërkombëtare do të veprojë drejt rreth luftës së saj të gjatë për liri dhe pavarësi. "  Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe gjithashtu kritikoi mungesën e një qasjeje të ekuilibruar ndaj çështjes Palestineze.  Abul Gheit përfundoi: "Komuniteti ndërkombëtar vazhdon ta konsiderojë të paligjshëm vendimin e SHBA për të njohur Jerusalemin e okupuar si kryeqytet të Izraelit dhe bën thirrje për një zgjidhje me dy shtete të çështjes Palestineze."  Ish Presidenti i SHBA Donald Trump më 28 janar 2019 i shoqëruar nga Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu, zbuloi një plan të ashtuquajtur "Marrëveshje e Shekullit" në favor të Izraelit.  Njohja e Jerusalemit si kryeqyteti i regjimit sionist, transferimi i 30% të Bregut Perëndimor në Izrael, kundërshtimi i kthimit të refugjatëve palestinezë në vendin e tyre dhe çarmatosja e plotë e palestinezëve janë ndër dispozitat më të rëndësishme të marrëveshjes së shekullit të SHBA.   

Tags