Shkurt 28, 2021 19:01 Europe/Tirane
  • Hakmarrja e parë e Arabisë Saudite kundër Biden

Mediat arabe në kuadër të veprimeve të Riadit si shenjë kundërshtimi ndaj politikave të Joe Biden, deklaruan se Arabia Saudite për të mbështetur projektin evropian Perspektiva-2030, ka nxjerrë në treg letra me vlerë në valutën euro gjë e cila do të dobësojë bursat amerikane për një kohë të shkurtër.

Agjencia zyrtare Saudite e lajmeve (ËAS) e përshkroi lëshimin e letrave me vlerë si historike dhe të pashembullt në llojin e tij, ndërsa qendra e menaxhimit financiar të vendit hyri për herë të parë në tregun evropian të aksioneve dhe ofroi letrat me vlerë në euro me një normë interesi negative. Kështu, Arabia Saudite është vendi i parë në Gjirin Persik që rendit bonot e saj në euro në bursën evropiane. Ndërkohë, Ministri Saudit i Financave Mohammed al-Jadaan përshkroi furnizimin e obligacioneve me norma interesi negative në vëllimin më të madh në bursën evropiane si një shenjë e aftësisë ekonomike dhe financiare të vendit. Qendra Kombëtare Saudite për Menaxhimin Financiar gjithashtu shprehu shpresën se kjo masë ekonomike mund të ndihmojë në diversifikimin e burimeve të të ardhurave dhe ndërtimin e marrëdhënieve të rëndësishme financiare të Arabisë Saudite. Ekspertët ekonomikë e kanë përshkruar lëvizjen si të motivuar politikisht. Regjimi i Riadit, i cili investoi 150 deri 200 miliardë dollarë në Bursën e Neë York-ut nën presidencën e Donald Trump, tani po përballet me një ndryshim të qeverisë në Shtetet e Bashkuara dhe politikat e administratës së Biden dhe për këtë është i detyruar që të zëvendësojë dollarin me euron për të shitur bonot.

Tags