Mars 03, 2021 08:47 Europe/Tirane
  • Biden tërhiqet nga premtimi i tij zgjedhor rreth sauditëve

Qeveria amerikane ka deklaruar në mënyrë të qartë se do të heqë dorë nga sanksionet ose çdo sanksion tjetër të madh kundër Princit të Kurorës Saudite në lidhje me vrasjen e Khashoggi.

Associated Press shkroi në një raport analitik: Joe Biden, kur ishte kandidat presidencial i SH.B.A.-së, premtoi të përjashtonte dhe izolonte Arabinë Saudite për shkak të vrasjes së Jamal  Khashoggi, një gazetar kritik Saudit i cili u vra në vitin në 2018. Por kur erdhi koha për të ndëshkuar Princin e Kurorës Saudite, tek perceptimi i Bidenit mbizotëruan interesat strategjikë të SH.B.A.-së. Të Premten qeveria e Biden shpalli qartë se do të hiqte dorë nga sanksionet ose çdo dënim tjetër të madh kundër Princit të Kurorës Saudite Mohammed bin Salman në lidhje me vrasjen e gazetarit Khashoggi; Edhe pasi raportit të inteligjencës amerikane përfundimisht caktoi se ishte Princi i Kurorës Saudite ai që urdhëroi vrasjen. Ky vendim tregon se si vendimet e vërteta diplomatike shpesh kundërshtojnë korrektësinë e moralit dhe askund nuk është në gjendje të qartësojë dilemën sesa marrëdhënia komplekse e SHBA me Arabinë Saudite, gjigandin botëror i naftës dhe një nga klientët e armëve të SHBA, ndikon në ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme. "Nuk mund të mohohet që Arabia Saudite është një nga vendet me më shumë ndikim në botën Arabe," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price të hënën në përgjigje të një pyetje në lidhje me tërheqjen e Biden nga premtimi i tij i fushatës për të izoluar sauditët mbi vrasjen e  Khashoggi. Së fundmi, Zyrtarët e administratës Biden kanë thënë se interesat e SHBA në mbajtjen e marrëdhënieve me Arabinë Saudite do ta parandalojnë atë nga izolimi i një princit të kurorës i cili mund të qeverisë Arabinë Saudite për dekada. Ky pozicion është në kontrast të plotë me premtimin e fushatës së Biden se Arabia Saudite "duhet të paguajë çmimin për rolin e saj në cështjen e të drejtave të njeriut". Por ajo që administrata e Biden i referohet si "ripërcaktimi" i marrëdhënies së ngrohtë të ish-presidentit Donald Trump me princat sauditë është shumë e ngjashme me atë që u pa në Shtetet e Bashkuara para Trump që është fajësimi për abuzimet me të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite, por këto shqetësime nuk bëhen shkak për prishjen e marrëdhënieve Uashington-Riad. Ditët e fundit, zyrtarët e administratës së Biden i janë përgjigjur ashpër kritikave ndaj Shtëpisë së Bardhë për dështimin për të vendosur sanksione ndaj Princit të Kurorës Saudite, duke përmendur veprimet e SHBA kundër bashkëpunëtorëve të tij të pa privilegjuar në vrasjen e  Khashoggi. Këto përfshijnë hapa të ndërmarrë kundër "skuadrës së tigrave" të lidhur me Princin e Kurorës. Skuadra thuhet se është e përfshirë në eliminimin fizik të disidentëve Sauditë jashtë vendit. Ekzistojnë gjithashtu sanksione dhe kufizime të vizave kundër zyrtarëve sauditë të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen dhe gjymtimin e  Khashoggi. Sidoqoftë, toni i zyrtarëve amerikanë ndaj Arabisë Saudite është zbutur, kështu që zyrtarët e Biden i referohen Arabisë Saudite si "një nga partnerët strategjikë" të Shteteve të Bashkuara në vend se "të urryer". Duke parë këtë, Trump në një fjalim të fundit tha se politika e Biden ndaj Princit të Kurorës Saudite në tërësi nuk ishte shumë e ndryshme nga politika e tij. Trump i tha Fox Neës: Ne duhet ta shikojmë këtë çështje në përgjithësi.

 

 


 

Tags