Mars 04, 2021 19:55 Europe/Tirane
  • Urrejtja ndaj muslimanëve ka arritur në përmasat epidemike

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për liritë fetare dhe të besimeve, Ahmed Shaheed, njoftoi se urrejtja kundër muslimanëve ka arritur përmasat epidemike pas sulmeve të kryera më 11 shtator 2001 në SHBA dhe pas akteve terroriste të tmerrshme për të cilat pretendohet se janë kryer në emër të Islamit.

Sipas Anadolu Agency, Shaheed, ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut, në një raport që i ka paraqitur Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka bërë vlerësime lidhur me kundërshtinë ndaj Islamit, që është rritur në vitet e fundit. Pa dhënë emër, Shaheed ka bërë të ditur se shumë shtete dhe organizata rajonale dhe ndërkombëtare kanë “shënjestruar në mënyrë disproprocionale” muslimanët dhe kanë vendosur kundrejt tyre masa të reja me arsye të radikalizimit dhe kërcënimeve të sigurisë. Retorikat islamofobike, diskriminimi me mbështetje shtetërore kundrejt muslimanëve nxisin armiqësinë dhe dhunën, theksoi Shaheed, i cili vuri në dukje se në këtë mënyrë shfaqen rezultate serioze të tilla si kufizimi i fesë dhe besimit për muslimanët dhe privimin e tyre nga të drejtat e njeriut. Ai paralajmëroi se politikat e luftës kundër terrorizmit kundrejt muslimanëve, shkaktojnë vazhdimësinë dhe normalizimin e “diskriminimit, armiqësisë dhe dhunës” kundrejt individëve dhe shoqërisë muslimane dhe i ftoi shtetet që të kalojnë në veprim ndaj kundërshtisë ndaj Islamit dhe muslimanëve. Shaheed paralajmëroi se pas sulmeve të kryera më 11 shtator 2001 në SHBA dhe pas akteve terroriste të tmerrshme për të cilat pretendohet se janë kryer në emër të Islamit urrejtja ndaj muslimanëve ka arritur në përmasat epidemike.

 

Tags