Mars 05, 2021 19:53 Europe/Tirane
  • Rusia kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së

Moska tha se e ka dëgjuar mesazhin e Uashingtonit, që vendosi sanksione të reja ndaj disa zyrtarëve rusë lidhur me helmimin e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, dhe tha se planifikon që të kundërpërgjigjet përmes një “liste të ndalimit” për qytetarët amerikanë.

“Duke marr parasysh se si SHBA-ja po sillet tani dhe se si ata kanë publikuar të gjitha listat e sanksioneve, mendoj se ne po ashtu do t’i befasojmë ata së shpejti. Po punojmë për këtë gjë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova gjatë një interviste televizive më 5 mars. Uashingtoni njoftoi më 2 mars se ka sanksionuar shtatë zyrtarë rusë, përfshirë edhe zëvendësshefin e stafit të presidentit rus, Vladimir Putin. SHBA-ja tha se sanksionet vijnë pas përfundimeve të agjencive të inteligjencës amerikane, se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) qëndron prapa helmimit të Navalnyt. Edhe Bashkimi Evropian ka sanksionuar katër zyrtarë të lartë rusë për helmimin ndaj Navalnyt, por edhe për burgosjen e tij. Navalny u dënua me dy vjet e gjysmë burgim për një rast të mëhershëm, që kishte të bënte për keqpërdorim fondesh.

 

Tags