Mars 05, 2021 19:54 Europe/Tirane
  • Kina rrit buxhetin ushtarak

Kina rriti shpenzimet e saj të mbrojtjes me 6.8%, një rritje e lehtë nga viti i kaluar.

Një raport i buxhetit kombëtar i publikuar të Premten tha se Kina do të shpenzojë 210 miliardë dollarë për mbrojtjen kombëtare gjatë vitit të ardhshëm. Kjo është një rritje prej 6.8 % nga viti i kaluar kur buxheti ushtarak ishte 180 miliardë dollarë, përqindja më e vogël e rritjes në të paktën dy dekada. Rritjet dyshifrore të përqindjes së buxhetit ushtarak në vitet e kaluara e kanë bërë Kinën vendin e dytë me buxhetin më të madh të mbrojtjes në botë pas Shteteve të Bashkuara. Me tre milion trupa, Ushtria e Madhe kineze ka shtuar në arsenalin e saj transportues avionësh, nëndetëse me energji bërthamore dhe avionë të pakapshëm nga radari. Pekini argumenton se shpenzimet e tij ushtarake ndjekin vetëm rritjen ekonomike të Kinës dhe se buxheti ushtarak kinez mbetet i moderuar si përqindje e PBB-së të saj (rreth 2%).

 

Tags