Rusia ka bërë thirrje për një takim për kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore
I dërguari i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë bëri thirrje për një takim për t'i kthyer Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen bërthamore.
Sipas IRNA, Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë, i tha kanalit televiziv rus 24 se: "Ne ftojmë organizimin e një takimi sa më shpejt që të jetë e mundur për t'i kthyer Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen bërthamore dhe për të ringjallur angazhimet e Iranit sipas kësaj marrëveshjeje. Padyshim, këto procese duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne të gjithë kemi kaluar ngjarjet që ndodhën gjatë takimeve të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mirëpo çështjet reale duhet të adresohen," shtoi Ulianov. Takimi tremujor i Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) filloi të hënën e kaluar dhe zgjati deri të premten. Bordi është organi vendimmarrës i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, e cila mban disa takime çdo vit për të vendosur mbi çështje të rëndësishme të organizatës. Dy vjet pasi SHBA u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore dhe vonesës së palëve Evropiane në përmbushjen e detyrimeve të tyre sipas marrëveshjes, Irani filloi të ndërmarrë hapa nën mbikëqyrjen e IAEA për të zvogëluar detyrimet e tij. Në rast të heqjes së sanksioneve sipas marrëveshjes bërthamore duke përmbushur detyrimet e tyre, Irani do të kthehet menjëherë në zbatimin e zotimeve të tij në marrëveshjen bërthamore.