Mars 08, 2021 14:51 Europe/Tirane
  • Nusja e princit të kurorës së Britanisë: Familja mbretërore është raciste dhe gënjeshtare

Meghan Markle, bashkëshortja e princit Harry, nipit të mbretëreshës së Britanisë, e ka akuzuar familjen mbretërore të këtij vendi se është raciste dhe gënjeshtare.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Meghan Markle, ditën e diele në një intervistë me prezantuesen e njohur amerikane Oprah Winfrey, ka thënë: “Familja mbretërore për shkak të ngjyrës së lëkurës, nuk i japin fëmijës së saj titullin princ”.

Meghan Markle dhe princi Harry në këtë intervistë kanë kritikuar anëtarët e familjes mbretërore të Britanisë si princin Çarls, princin e kurorës së Britanisë, mirëpo në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk kanë kritikuar mbretëreshën Elizabet.

Megjithëkëtë sipas Meghan Marklem familja mbretërore ka qenë indiferente në lidhje me deklaratat raciste të saj në media.

Meghan Markle dhe princi Harry në janar të vitit të kaluar kanë deklaruar se kanë dhënë dorëheqja nga detyrat e tyre zyrtare në kuadër të familjes mbretërore dhe janë transferuar në Amerikë.

Pallati i familjes mbretërore të Britanisë akoma nuk ka reaguar ndaj kësaj interviste.

Statistikat zyrtare dhe raportet e mediave tregojnë se numri i zezakëve dhe pjesëtarëve të minoriteteve fetare të cilët keqtrajtohen në rrugën e Londrës nga ana e policisë së Britanisë është shumëfish më i madh se sa numri i personave të bardh.  

Tags