Mars 09, 2021 08:21 Europe/Tirane
  • Ulyanov: Shtetet e Bashkuara duhet t'i japin fund politikës së tyre të presionit maksimal mbi Iranin

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë bëri thirrje për t'i dhënë fund politikës amerikane të presionit maksimal mbi Iranin.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Mikhail Ulyanov të hënën në mbrëmje në Tëitter shkroi se Shtetet e Bashkuara duhet t'i japin fund të ashtuquajturës politikë e saj e presionit maksimal mbi Iranin për të lejuar që marrëveshjen bërthamore të kthehet në normalitet.  "Tani është koha për t'i dhënë fund politikës idiote të presionit maksimal mbi Iranin në mënyrë që marrëveshja bërthamore të kthehet në normalitet," shkroi Ulyanov në Twitter. Shtetet e Bashkuara kanë filluar një fushatë gjithëpërfshirëse për të bërë presion mbi Iranin pas tërheqjes së tij të paligjshme nga marrëveshja bërthamore më 8 maj 2018 dhe rifillimin e sanksioneve. Pavarësisht premtimeve elektorale të administratës së re amerikane të udhëhequr nga Joe Biden për të kthyer vendin e tij në marrëveshje, zyrtarët e administratës së Biden në ditët e fundit kanë thënë se kthimi i tyre në marrëveshje do të bëhet pas tërheqjes së Iranit nga masat hakmarrëse. Republika Islamike e Iranit ka deklaruar se, duke pasur parasysh që Uashingtoni ka qenë palë në shkeljen e marrëveshjes dhe uljen e detyrimeve të Teheranit në përgjigje të veprimit të paligjshëm të Shteteve të Bashkuara, çdo nga Teherani hap do të merret pas heqjes së sanksionet.

Tags