Prill 09, 2021 14:43 Europe/Tirane
  • New York Times: Shumë prej funksionarëve të Qeverisë Biden janë të lidhur me industrinë e armëve

Gazeta amerikane “The New York Times” në një analizë të saj ka shkruar se shumica e anëtarëve të ekipit të sigurisë kombëtare të qeverisë aktuale të Amerikës janë të lidhur me industrinë e prodhimit të mjeteve luftarake.

Gazeta amerikane “The New York Times” në analizën e saj ka shkruar: “Mbi 12 anëtarë të Qeverisë së Joe Biden duke përfshirë edhe këshilltarin e lartë të tij në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, janë të lidhur me Qendrën e Re të Sigurisë së Amerikës (CNAS). Kjo qendër gjatë viteve 2014-2019, më shumë se të gjitha qendrat e tjera amerikane ka marrë buxhet nga kompanitë e industrisë së mbrojtjes amerikane. Për shembull, Lloyd Austin i cili është emëruar nga Joe Biden në postin e sekretarit amerikan të shtetit, është pjesë e anëtarëve të bordit drejtues të kompanisë “Raytheon Technologies,” e cila është një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të pajisjeve ajrore-hapësinore në botë. Gjithashtu Kathleen Hicks, zv/sekretarja e amerikane e mbrojtjes, ishte një prej bashkëpunëtorëve të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare burimet financiare të së cilës sigurohen nga kompanitë Northrop Grumman, Boeing dhe Lockheed Martin. Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit në qeverinë e Joe Biden, gjithashtu para se të emërohej në këtë post, ka qenë një prej këshilltarëve të një kompanie private aktive në fushat e mbrojtjes dhe në sektorin e industrisë ushtarake ajrore-hapësinore”.

Në fund të raportit analitik të “New York Times” gjithashtu është quajtur qesharak buxheti i mbrojtjes dhe ka kërkuar nga qeveria e Joe Biden që ta reduktojë këtë buxhet.

Tags