Prill 09, 2021 20:57 Europe/Tirane
  • Moska paralajmëron për fundin e Ukrainës

Shkallëzimi i tensionit në Donbass do të ishte "fillimi i fundit" për Ukrainën, paralajmëroi një zyrtar i lartë i Kremlinit.

Nënkryetari i kabinetit të Presidentit Putin, Dimitri Kozak tha të enjten (8 prill) se shpërthimi i armiqësive të mëdha në Ukrainën lindore do të shënonte "fillimin e fundit" për Kievin. "Në të vërtetë, zyrtarët në Kiev po luajnë me zjarrin dhe unë mbështes vlerësimet që po qarkullojnë edhe brenda Ukrainës, sipas të cilave fillimi i armiqësive do të jetë fillimi i fundit të Ukrainës," tha ai. Ndihmësi kryesor i Putinit shtoi se Moska "duhet të ngrihet për" qytetarët rusë në Ukrainën lindore "në varësi të shkallës së konflikteve". Dimitri Kozak vazhdoi: “Tani palët e huaja nuk mund të kenë një ndikim vendimtar në politikat agresive të Kievit. Lidhur me ndikimin e amerikanëve në këtë çështje, unë nuk shoh ndonjë ndikim përfundimtar në politikën e jashtme. Për të rinjtë, e gjithë mbështetja e huaj duket e rëndësishme, por nuk është domosdoshmërisht përfundimtare ”. Çfarë mesazhi sjell ky paralajmërim? Deklarata e Dimitri Kozak është në fakt një paralajmërim tjetër nga Rusia për Ukrainën dhe 'aleatin e saj amerikan', të dy këta po rrisin tensionin. Rusia gjithmonë kërkon stabilitet, pasi nuk ka vullnet për të pushtuar Ukrainën për arsyen e thjeshtë se është një vend etnikisht vëlla. Amerikanët në politikën e tyre të kufizimit të Rusisë po kërkojnë të gjitha llojet e preteksteve për të justifikuar politikën e sanksioneve dhe bllokadave që po ndjekin kundër Moskës, prandaj ata duan paqëndrueshmëri në Ukrainë. Pas deklaratës së Biden se ai e mbështeste plotësisht Ukrainën duke nënkuptuar se nëse do të keni një përplasje ushtarake me Rusinë ne do të ndërhyjmë, një analist politik tha: "Biden është i gatshëm të mbrojë Ukrainën deri në ushtarin e fundit ukrainas". Përveç kësaj, portet kryesore të Ukrainës përgjatë Detit të Zi të Enjten (8 Prill) kufizuan operacionet e tyre detare për shkak të stërvitjeve ushtarake në rajon, tha autoriteti portual i Ukrainës. Forcat ushtarake dhe detare të ushtrisë ukrainase janë të angazhuara në një stërvitje të madhe ushtarake, organizimi i së cilës nuk ishte planifikuar. Burime në Pentagon kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një dërgesë të mundshme të anijeve ushtarake në Detin e Zi në mënyrë që të shprehin mbështetjen për qeverinë ukrainase. Ushtrimi zhvillohet në sfondin e tensionit në rajonin Donbass. Në këtë kontekst, një zyrtar rus i Dumës theksoi se vendosja e anijeve luftarake amerikane në Detin e Zi nuk do ta frikësonte Moskën, e cila ishte e gatshme të përballej me çdo skenar të ri. Një duzinë anijesh luftarake që i përkasin flotiljes së Kaspikut, flotilja më e vjetër e flotës ushtarake ruse, aktualisht po drejtohen për në Detin e Zi për të marrë pjesë në një manovër, qëllimi i së cilës është të shqyrtojë nivelin e gatishmërisë luftarake të Marinës Ruse.

 

Tags