Prill 12, 2021 20:53 Europe/Tirane
  • Amerika nuk është e gatshme për luftë në Ukrainë

Retorika anti-ruse e presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe inkurajimi i Kievit për të përkeqësuar situatën në Donbas, mund t’i çojë Shtetet e Bashkuara në një luftë për të cilën ato nuk janë gati.

Kështu ka deklaruar koloneli në pension i ushtrisë amerikane, Douglas McGregor në një artikull për “Konservatori Amerikan”. Sipas kolonelit, deklaratat e Ukrainës se ekziston mundësia e zgjidhjes së situatës në Donbas me mjete ushtarake mund të shkaktojë një konflikt midis SHBA-së dhe Rusisë. Në të njëjtën kohë, Biden nuk e konsideron të nevojshme t’u shpjegojë qytetarëve të tij pse Uashingtoni mbështet kërcënime të tilla që vijnë nga Kievi. Ai kujtoi se ushtria ruse është më e fortë se ajo ukrainase. Përveç kësaj, forcat e NATO-s në Evropë janë të dobëta, kështu që ato nuk mund të ndërhyjnë në një konflikt kaq të largët, pohon koloneli. Aleanca do të mbështetet në Forcën Ajrore, por sistemet ruse të mbrojtjes ajrore nuk duhet të nënvlerësohen, ndër të tjera sistemet S-500 që po punohen aktualisht, përfundoi McGregor.

 

Tags