Prill 13, 2021 08:18 Europe/Tirane
  • Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në incidentin e Natanzit

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë duke përmendur sulm terrorist në qendrën bërthamore Natanz, mohoi çdo përfshirje të SHBA në këtë sulm.

Sipas IRNA, Jen Psaki e ngriti çështjen në një konferencë shtypi të hënën në përgjigje të një pyetje rreth sabotimit në qendrën e pasurimit të Natanz dhe nëse kjo do të ndikonte në bisedimet bërthamore. Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë përfshirje në incidentin e Natanzit. Ne nuk duam të spekulojmë aspak mbi shkakun, pasojat ose shkaktarin. Psaki theksoi: Fokusi ynë është në rrugën diplomatike, ne nuk kemi marrë asnjë shenjë ndryshimi në pjesëmarrjen dhe rrjedhën e bisedimeve të së Mërkurës (Vjenë). Të Dielën në mëngjes, një aksident ndodhi në një pjesë të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në objektin e pasurimit në Natanz. Ali Akbar Salehi, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, në reagim të incidentit në Natanz në "Kompleksin e Pasurimit Martir Ahmadi Roshan", dënoi aktin dhe tha; Terrorizmi bërthamor i kryer kundër qendrës së pasurimit Natanz tregon dështimin e kundërshtarëve të progresit industrial dhe politik të vendit të cilët përpiqen për të parandaluar zhvillimin e rëndësishëm të industrisë bërthamore.

Tags