Prill 13, 2021 20:19 Europe/Tirane
  • Kina paralajmëron SHBA-të  të mos 'luajnë me zjarrin'

Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos luajnë me zjarrin mbi Tajvanin kinez, ndërsa Uashingtoni po përpiqet të vendosë më shumë kontakte diplomatike me zyrtarë në ishullin e vetë-qeverisur, në shkelje të sovranitetit kinez.

Paralajmërimi kinez erdhi të Martën, pasi SHBA publikuan udhëzime që mundësojnë kontakte më të lehta midis zyrtarëve amerikanë dhe atyre nga Tajvani. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian paralajmëroi të martën SHBA "të mos luajnë me zjarrin mbi çështjen e Tajvanit, të ndalojnë menjëherë çdo formë të kontakteve zyrtare SHBA-Tajvan, të trajtojnë me kujdes dhe në mënyrë të përshtatshme çështjen dhe të mos dërgojnë sinjale të gabuara për forcat pavarësiste të Tajvanit kështu që të mos ndikojnë në mënyrë subversive duke dëmtuar marrëdhëniet kino-amerikane dhe paqen dhe stabilitetin përtej ngushticës së Tajvanit ”. Zhao u tha gazetarëve gjatë një konferencë për shtyp se Pekini kishte paraqitur "protesta të rrepta" mbi këtë çështje pranë administratës së Presidentit të SHBA Joe Biden. Ndërsa mediat kineze njoftuan se vionët luftarakë kinezë do të fluturojnë mbi Tajvan për të deklaruar sovranitetin nëse marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Taipeit vazhdojnë të përmirësohen. “Nëse forcat e Tajvanit hapin zjarr, ai do të jetë momenti i luftës së gjithanshme përtej ngushticës së Tajvanit”, shkroi gazeta kineze Global Times.

 

Tags