Prill 14, 2021 08:11 Europe/Tirane
  • Përgjigje pasive e KB ndaj sabotimeve terroriste në qendrën Natanz

Në një përgjigje pasive ndaj sabotazhit terrorist të regjimit sionist ndaj objektit pasurues të uraniumit në Natanz të Iranit, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB u bëri thirrje palëve që të tregojnë  vetëpërmbajtje.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Stephen Dujarric iu përgjigj agjencisë  IRNA të lajmeve lidhur me atë se "Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm tha se sulmi i qëllimshëm ndaj objekteve bërthamore shumë të ndjeshme - me rrezikun e një probabiliteti të lartë të lëshimit të materialit radioaktiv – është terrorizëm bërthamor dhe veprim kriminal dhe i pamatur, që përshkruhet gjithashtu si "një krim i rëndë lufte, i cili nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar". Agjencia pyeti se "Cili është qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm në lidhje me këtë dhe se a e dënon ai këtë terrorizëm bërthamor?" Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB shtoi: Ne e morëm letrën (Zarif) dhe me kërkesën e tij ajo do t'i dërgohet Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme.  "Ne kemi parë raporte në media por nuk kemi informacion të pavarura" tha Dujarric. Ne kemi qenë dëshmitarë të tensioneve në muajt e fundit, të cilat kanë qenë shumë të larta edhe më parë në rajonin e Gjirit Persik.  Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB gjithashtu vuri në dukje se: Mesazhi ynë është gjithmonë i qartë se të gjitha palët përkatëse në rajon duhet të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve.  Të Dielën në mëngjes, një aksident ndodhi në një pjesë të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike të objektit pasurues Natanz të Iranit, i cili për fat të mirë nuk rezultoi në ndonjë dëm njerëzor ose ndotje bërthamore.  Pas incidentit, "Kazem Gharibabadi", ambasadori i Iranit dhe përfaqësuesi i përhershëm i organizatave ndërkombëtare në Vjenë, në një intervistë televizive foli rreth planit për të sabotuar qendrën e pasurimit të Natanz dhe tha: Përgjegjësia për këtë sabotim bie mbi regjimin sionist dhe mbështetësit e tij.  Gharibabadi e quajti qëllimin e këtyre sabotimeve si përpjekje për të dobësuar moralin e shkencëtarëve bërthamorë iranianë dhe tha: Përvoja ka treguar se Irani Islamik ka dalë edhe më i fortë se më parë pas këtyre veprimeve të dëshpëruara.

Tags