Prill 14, 2021 15:39 Europe/Tirane
  • Biden synon të zbatojë marrëveshjen e Trump me EBA për shitblerjen e armatimeve

Qeveria e Amerikës e ka informuar Kongresin që synon t’i zbatojë kontratat për shitjen e armatimeve në vlerë 23 miliardë dollarë Emirateve të Bashkuara Arabe duke përfshirë edhe avionë luftarakë F-35 të cilat i ka nënshkruar qeveria e Donald Trump.

Agjencia e lajmeve Reuters duke cituar burime të informuara të afërta me Kongresin e Amerikës, ka shkruar se pavarësisht deklaratave të shumta të funksionarëve të qeverisë së Joe Biden në lidhje me rishikimin e kësaj qeverie mbi kontratat e minutave të fundit të Donald Trump për shitjen e avionëve luftarakë F-35 dhe llojeve të tjera të armatimeve Emirateve të Bashkuara Arabe, tani qeveria e Joe Biden e ka informuar Kongresin se synon të çojë para zbatimin e këtyre kontratave.

Qeveria e Joe Biden, presidentit demokrat të Amerikës, pas ardhjes në pushtet, ka pezulluar zbatimin e kontratave për shitblerjen e armatimeve të nënshkruara nga Donald Trump në mënyrë që sipas pretendimeve të qeverisë aktuale, të rishikohen më saktësisht këto kontrata.

Donald Trump disa orë para përfundimit të mandatit të tij presidencial në Amerikë, e kishte informuar Kongresin e Amerikës se kontrata për shitjen e armatimeve në vlerë të 23 miliardë dollarë nënshkruar mes Uashingtonit dhe Abu Dhabit është një kontratë shoqëruese në lidhje me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve të Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist.

Sipas marrëveshjes 23.37 miliardë dollarë për shitblerjen e armatimeve mes Amerikës dhe EBA, është vendosur të shiten 50 avionë luftarakë F-35 së bashku me disa lloje të dronëve luftarakë dhe municion të sofistikuar.

Tags