Prill 21, 2021 21:00 Europe/Tirane
  • Putin paralajmëron Perëndimin: Mos kaloni vijat e kuqe të Rusisë!

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar fuqitë rivale të Rusisë që të mos kërcënojnë vendin e tij, duke premtuar një përgjigje të ashpër ndaj kujtdo që kalon vijat e kuqe të Moskës.

Putin ka shfrytëzuar adresimin e tij të 17-të para kombit, për të kërcënuar kundër atyre që i ka konsideruar provokime të Perëndimit dhe është zotuar se Moska do të përgjigjet në mënyrë të ashpër. Në fjalimin e tij Putin ka thënë se Moska ka bërë përpjekje për marrëdhënie të mira me shtetet e tjera, mirëpo ka paralajmëruar se asnjë shtet i huaj nuk do të kalojë “linjat e kuqe”. Udhëheqësi 68-vjeçar rus tha se përgjigja e Moskës ndaj provokimeve të huaja do të ishte "e ashpër", "e shpejtë" dhe "asimetrike". "Ata do të pendohen më shumë se kurrë më parë", shtoi Putin. Më tej në fjalim, Putini vlerësoi investimin e planifikuar të Rusisë në zhvillimin e arsimit ushtarak, armët hipersonike dhe raketat balistike ndërkontinentale. Por njëkohësisht Rusia dëshiron paqen dhe marrëveshje për kontrollin e armëve, theksoi ai.

 

Tags