Prill 22, 2021 08:56 Europe/Tirane
  • Borrell akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë evropiane

Shefi i politikës së jashtme të BE akuzoi Moskën për kërcënim të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë.

"Rusia duhet të ndalojë aktivitetet që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin në Evropë dhe që janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Moskës," u citua të thoshte Joseph Borrell.  "Ne do të kundërshtojmë me vendosmëri sabotimin e shërbimeve të inteligjencës ruse kundër interesave dhe sigurisë së BE dhe vendeve anëtare të saj," tha ai. Borrell ka pretenduar më parë se më shumë se 150,000 trupa ruse janë vendosur përgjatë kufirit ukrainas dhe se rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës është i qartë. Të Mërkurën, Ministria e Jashtme Ruse paralajmëroi Ukrainën dhe NATO të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në konflikt, duke thënë se ata po vazhdonin të grumbullonin trupa përgjatë kufijve të Rusisë. Kohët e fundit Kievi ka marrë qindra miliona dollarë ndihmë ushtarake amerikane, përfshirë automjete të blinduara, dronë dhe raketa anti-tank dhe po i vendos ato pranë kufirit rus.

Tags