Prill 22, 2021 14:19 Europe/Tirane
  • Amerika dëbon Turqinë nga programi F-35

Uashingtoni në mënyrë zyrtare e ka informuar Turqinë se ka përjashtuar Ankaranë nga programi për prodhimin e avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë F-35.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se një funksionar i Pentagonit pa treguar mënyrën se si i është kumtuar ky mesazh zyrtar Ankarasë nga ana e Pentagonit, ka deklaruar se ky vendim i është kumtuar në mënyrë zyrtare Ankarasë dhe ka theksuar se marrëveshja e përbashkët e nënshkruar në vitin 2007 në lidhje me këtë çështje, tani është anuluar dhe është nënshkruar një memorandum i ri në të cilin nuk është përfshirë Turqia.

Ky lajm është publikuar në kohën kur në vitin 2019, ishte deklaruar se Amerika e ka përjashtuar Turqinë nga ky projekt për shkak se Ankaraja ka blerë sistemin raketor S-400 nga Rusia dhe do të pezullojë dorëzimin e këtyre avionëve luftarakë në Turqi dhe trajnimin e pilotëve turq për këtë lloj të avionëve.

Turqia kishte marrë pjesë në këtë program përkrah SHAB-ve, Britanisë, Kanadasë, Australisë, Italisë, Holandës dhe Norvegjisë dhe në bazë të kësaj kontrate, secili vend që merr pjesë në prodhimin e këtij lloji të avionëve luftarak, prodhon disa pjesë të caktuara që në fund në tre qendra të ndryshme të botës ato do të montohen.

 

Tags