Prill 22, 2021 20:58 Europe/Tirane
  • Rusia: Nuk ka asnjë alternativë për marrëveshjen bërthamore

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse tha se nuk kishte asnjë alternativë ndaj marrëveshjes bërthamore dhe se ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme për të ringjallur marrëveshjen bërthamore.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha të enjten se takimet e Komisionit të Përbashkët u mbajtën me qëllim për të ringjallur angazhimet e palëve në marrëveshjen bërthamore dhe se të gjitha palët ishin të vendosura ta bënin këtë. Zakharova shtoi se Moska ishte e kënaqur me përpjekjet dhe konsultat e vendeve anëtare të marrëveshjes bërthamore për ta ringjallur atë. Raundi i pestë i takimit të 18-të të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjen bërthamore u mbajt të martën në Grand Hotel Vienna dhe është planifikuar të vazhdojë javën e ardhshme.

 

Tags