Prill 23, 2021 08:54 Europe/Tirane
  • Damask: Këshilli i Sigurimit inkurajon regjimin sionist të pushtojë Sirinë

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara theksoi se dështimi i Këshillit të Sigurimit për të përmbushur përgjegjësitë e tij inkurajon regjimin pushtues të vazhdojë agresionin e tij kundër Sirisë.

Sipas Agjencisë zyrtare Siriane të Lajmeve (SANA), "Bassam Sabbagh", përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në KB, në një deklaratë drejtuar presidencës së Këshillit të Sigurimit gjatë takimit të së Enjtes mbi situatën në Azinë Perëndimore tha:  Pushtimi i vazhdueshëm i territoreve Palestineze, lartësive siraine Golan dhe pllajës Shebaa nga regjimi sionist gjatë pesë dekadave të fundit tregon edhe një herë dështimin e Këshillit të Sigurimit për të përmbushur përgjegjësitë e tij në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Sabbagh shtoi: Këshilli i Sigurimit nuk ka zbatuar përgjegjësinë e tij që të detyrojë regjimin pushtues Izraelit t'i dorëzohet vullnetit ndërkombëtar dhe t'i japë fund okupimit të tokave Arabe, ndërkohë okupimi Izraelit është shkaku kryesor i paqëndrueshmërisë së vazhdueshme në rajonin tonë. "Bassam Sabbagh" sqaroi: Disa nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë bërë çmos për të mbështetur dhe mbrojtur regjimin pushtues Izraelit, duke mbuluar krimet e tij dhe shtypjen sistematike në territoret e okupuara, si dhe arratisjen e kriminelëve të regjimit okupues nga ndjekja ose ndëshkimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, gjë e cila bie ndesh me përgjegjësitë dhe detyrat e këtyre vendeve në respektimin e parimeve të Kartës së OKB dhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Tags