May 06, 2021 20:53 Europe/Tirane
  • Moska: SHBA nuk ka të drejtë të kritikojë praninë legjitime të Rusisë në Siri

Rusia ka hedhur poshtë ashpër kritikat e Amerikës për rolin e Moskës në Siri, duke thënë se Shtetet e Bashkuara, të cilat mbajnë një prani të paligjshme në vendin arab, nuk janë në gjendje të komentojnë për praninë ruse atje, e cila vjen me kërkesë të qeverisë legjitime në Damask .

Në një postim në llogarinë e saj në Twitter të Enjten, Ambasada Ruse në Shtetet e Bashkuara kujtoi Uashingtonin se ushtria ruse ishte ftuar në Siri nga vetë qeveria siriane për të ndihmuar në forcimin e operacioneve të antiterrorizmit të ushtrisë siriane. “Ne do të dëshironim të kujtojmë: prania ushtarake e SHBA-së në Siri në radhë të parë është e paligjshme. Kështu që SHBA nuk ka ndonjë të drejtë të kritikojë veprimet legjitime të Forcave të Armatosura Ruse të cilat veprojnë në Siri me ftesë të Qeverisë Siriane", shkroi Ambasada Ruse në Shtetet e Bashkuara. Deklarata erdhi dy ditë pasi Sean O’Donnell, ushtruesi i detyrës së inspektorit të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, pretendoi në një raport se operacionet e ushtrisë ruse në verilindje të Sirisë përbëjnë një shkelje të proceseve të de-përshkallëzimit të konfliktit.

 

Tags