May 07, 2021 09:08 Europe/Tirane
  • Kompania Moderna: Efekti i vaksinës Moderna tek adoleshentët është 96%

Moderna njoftoi të enjten se vaksina e koronës e prodhuar nga kompania është 96% efikase tek adoleshentët e moshës 12 deri në 17 vjeç.

Sipas agjencisë AFP, Moderna raportoi se sipas rezultateve të provave të para klinike, vaksina Moderna është 96% efektive kundër virusit korona dhe në përgjithësi, deri më tani nuk janë parë shqetësime serioze në lidhje me sigurinë e saj. Rezultatet e studimeve të Moderna janë botuar në një kohë kur 12 raste të personave që kanë marrë vaksinën janë infektuar me korona virusin 14 ditë pas injektimit të dozës së parë.  Pas këtyre rezultateve, gjendja e marrësve u ekzaminua mesatarisht 35 ditë pas injeksionit të dytë. Efektet anësore të vaksinës janë të lehta ose të moderuara, zakonisht shoqërohen me dhimbje në vendin e injeksionit, sipas kompanisë farmaceutike Moderna. Rezultatet e këtyre studimeve vijnë ndërsa vaksinimi global pas moshave të rritur, tani ka filluar me adoleshentët në një kohë kur kompani të mëdha farmaceutike si Pfizer dhe Moderna po kryejnë prova klinike në këtë grupmoshë.

Tags