May 08, 2021 20:56 Europe/Tirane
  • Senator Murphy: Amerika nuk fitoi asgjë nga sanksionet e Trump kundër Iranit

Senatori Chris Murphy ka thënë se Shtetet e Bashkuara "nuk fituan asgjë" nga sanksionet e ish-Presidentit Donald Trump të vendosura kundër Iranit kur ai braktisi marrëveshjen e rëndësishme bërthamore  tre vjet më parë.

"Kundërshtarët e Iranit do të thonë se qielli do të shembet nëse heqim ndonjë nga sanksionet jo-ekonomike të Trump ndaj Iranit si pjesë e hyrjes në marrëveshjen bërthamore," tha Murphy, senatori demokrat i Konektikatit. "Por mos harroni - Amerika nuk fitoi asgjë nga sanksionet e Trump," shtoi ai. Presidenti i SHBA Joe Biden, i cili ka pranuar se politika e presionit maksimal e ish presidentit Trump ka dështuar, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai besonte se Irani po i afrohej seriozisht bisedimeve të Vjenës. Delegatët amerikanë janë të pranishëm në Vjenë, por ata nuk lejohen të marrin pjesë drejtpërdrejt në bisedime pasi SHBA nuk është më nënshkruese e marrëveshjes bërthamore.

 

Tags